Kërkesa themelore e opozitës është krijimi i qeverisë teknike për një periudhë të caktuar para zgjedhjeve”, kështu u shpreh kreu i grupit të PD Gazment Bardhi.
Sipas tij ky aksion i së djathtës ndryshe nga herët e tjera vjen në disa drejtime. Bardhi theksoi se Partia Demokratike nuk i shmanget më zgjedhjeve dhe se tensionet e fundit në Kuvend kanë ardhur të detyruara nga mazhoranca.
-Bardhi, çfarë do me thënë mosbindje civile? Çfarë skenari keni? Se këtë që po bëni në Parlament keni një vit rresht, thoni që me Ramën s’ka zgjedhje, nga ana tjetër po shkoni drejt zgjedhjeve.
Gazment Bardhi: Këto veprime nuk janë zgjedhje jonë, janë akt i detyruar nga sjellja e palës tjetër, sikundër beteja për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po themi, reagimi nuk është zgjedhje jona, është rrugë në të cilën na ka detyruar të futemi kundërshtari ynë politik që ka asgjësuar zgjedhjet në vend. Padyshim që strategjia që do ndjekë PD ndryshe nga e shkuara, nuk do jetë vetëm në një drejtim.
-Po çfarë do bëni?
Gazment Bardhi: Rezistenca apo reagimi? Paralelisht me këtë partia ka hyrë në procesin e vet të përgatitjes për zgjedhje, organizimi elektoral i strukturave të partisë…
-Pra do hyni në zgjedhje me Ramën?
Gazment Bardhi: Patjetër!
-Do ua vjedhë Rama prapë domethënë?
Gazment Bardhi: Ne do luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
-Keni një skenar konkret?
Gazment Bardhi: Një pikë e gjithë aksionit opozitar ka qenë krijimi i qeverisë teknike për të garantuar barazinë e palëve në zgjedhje.