U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari

Shqipëria

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 08:10
Enea Themollari

Ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ngjarje e ndodhur

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga agzetari Igli Çelmeta.

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat