Rama kaloi natën në QSUT, ja kur pritet që kryeministri të lërë spitalin

Shqipëria

Rama kaloi natën në QSUT, ja kur pritet që kryeministri të lërë spitalin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 08:28
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka kaluar natën në Qendrën Spitalore “Nënën Tereza”, pas ndërhyrjes kirurgjikale të hernies inguinale të kryer ditën e djeshme.

Ndërhyrja iu besua pesë mjekëve, të njëjtët të cilët kryen edhe operacionin në muajin prill, kur kreu i qeverisë hoqi apendesitin.

Grupi drejtohej nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ndërsa pjesë e ekipit ishte edhe profesor Arben Beqiri, i cili në 2017, për disa muaj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, si ministër teknik në atë që u quajt si qeveria teknike, pas marrëveshjes Rama-Basha, pak përpara zgjedhjeve parlamentare.

Operacioni i djeshëm është asistuar edhe nga mjekët e tjerë si Krenar Lila, Dritan Rahovica, Saimir Kuçi.

Ekipi i mjekëve që operoi Ramën, në të dyja ndërhyrjet kirurgjikale:

Arben Gjata, Shefi i kirurgjisë

Arben Beqiri, Kirurg

Krenar Lila, Shefi i anestezi-reanimacionit

Dritan Rahovica, Kirurg

Saimir Kuçi, Anestezist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat