Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë

Shqipëria

Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Thumanë-Tiranë.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat