“Normat më të larta të ryshfetit në Rajon”, Basha: Duhet një Qeveri që lufton korrupsionin

Shqipëria

“Normat më të larta të ryshfetit në Rajon”, Basha: Duhet një Qeveri që lufton korrupsionin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 10:58
Lulzim Basha

Lulzim Basha, kreu i demokratëve Euroatlantikë, ka komentuar studimin e fundit të koalicionit SELDI dhe shprehet se çdo tregues ndërkombëtar dëshmon se kjo qeveri nuk i shërben qytetarëve, por vetes dhe taksidarëve të saj.

Ai thotë se normat më të larta të ryshfetit në rajon, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë ryshfet dhe shantazhet më të larta ndaj qytetarëve prej korrupsionit, janë një thirrje për të lënë pas dështimet e kësaj qeverie, për të nisur një kapitull të ri për Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme.

Basha shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe garanton mirëqeverisjen, për ta nxjerrë atë nga bataku i pandëshkueshmërisë.

Sipas tij, këtë e realizon programi i Demokratëve Euroatlantikë që parashikon ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat