Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë

Shqipëria

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Ditën e sotme, vendi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu.

Teksa situata më e rënduar duket në qytetin e Lezhës.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk po e përballon dot nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat