E rëndë në Elbasan! E zë poshtë pema që po e priste me motorsharrë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari

Shqipëria

E rëndë në Elbasan! E zë poshtë pema që po e priste me motorsharrë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi pema që po e priste me motorsharrë në mal e zuri poshtë.

Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat