Ironia e Malltezit: SPAK godet bashkëpunëtorët e Ramës?! Atëherë Enveri paska pasur drejtësi edhe më të pavarur

Shqipëria

Ironia e Malltezit: SPAK godet bashkëpunëtorët e Ramës?! Atëherë Enveri paska pasur drejtësi edhe më të pavarur

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 12:44
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi është shprehur se nëse SPAK po vepron tek bashkëpunëtorët e Edi Ramës, dhe po të jetë me atë kriter, i bie qe Enveri paska pas drejtësi edhe më të pavarur  4 të vrarë, 2 të burgosur e Moisiun e çoi tek shoqata e gjuetarëve.

Malltezi ka theksuar se ku janë ata të cilët kanë abuzuar dhe vjedhur me procedura 430 miljon € për inceneratorët, ligji Fusha, Ligji Butrinti, 4 VKM për Bolinon dhe VKM 183 për të grabit 37,000m2 për kompaninë e Olsit.

Postimi:

SPAK po vepron tek bashkëpunëtorët e Edi Ramës?

Po të jetë me atë kriter, i bie që Enveri paska pasur drejtësi edhe më të pavarur, 4 të vrarë, 2 të burgosur e Moisiun e çoi tek shoqata e gjuetarëve.

POR ku procedura 430 milionë € për inceneratorët?

VKM 183 për të grabitur 37,000m2 për kompaninë e Olsit?

Ku vjedhja e bazës së Limionit?

Heronjtë e fëmijëve imagjinarë të shterpës janë kthyer në leckën ku fshin këpucët hajduti Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat