Jamarbër Malltezi është shprehur se nëse SPAK po vepron tek bashkëpunëtorët e Edi Ramës, dhe po të jetë me atë kriter, i bie qe Enveri paska pas drejtësi edhe më të pavarur 4 të vrarë, 2 të burgosur e Moisiun e çoi tek shoqata e gjuetarëve.
Malltezi ka theksuar se ku janë ata të cilët kanë abuzuar dhe vjedhur me procedura 430 miljon € për inceneratorët, ligji Fusha, Ligji Butrinti, 4 VKM për Bolinon dhe VKM 183 për të grabit 37,000m2 për kompaninë e Olsit.
Postimi:
SPAK po vepron tek bashkëpunëtorët e Edi Ramës?
Po të jetë me atë kriter, i bie që Enveri paska pasur drejtësi edhe më të pavarur, 4 të vrarë, 2 të burgosur e Moisiun e çoi tek shoqata e gjuetarëve.
POR ku procedura 430 milionë € për inceneratorët?
VKM 183 për të grabitur 37,000m2 për kompaninë e Olsit?
Ku vjedhja e bazës së Limionit?
Heronjtë e fëmijëve imagjinarë të shterpës janë kthyer në leckën ku fshin këpucët hajduti Rama.