“Doli në pah realiteti”, përmbytet Lezha, Gjekmarkaj ironik: Shiu përmbyt rrugë dhe lagje si ‘bereqet’ fitore post daljes njëherë e mirë nga borxhi

Shqipëria

“Doli në pah realiteti”, përmbytet Lezha, Gjekmarkaj ironik: Shiu përmbyt rrugë dhe lagje si ‘bereqet’ fitore post daljes njëherë e mirë nga borxhi

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtues politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka publikuar disa pamje sot nga Lezha, e cila është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Gjekmarkaj akuzon se qytetarët përballen me këtë vështirësi për shkak të “zerimit të borxhit të bashkisë dhe propagandës me administratën shtetërore se gjithçka ‘shkëlqen’”.

“Shiu përmbytë rrugë dhe lagje si “bereqet” fitore post daljes njëherë e mirë nga borxhi.

Asnjë të mirë reale dhe afatgjatë si ka sjellë Lezhës pushteti i majtë që e mbytë qytetin sa herë bie shi dhe le në errësirë mijëra banorë si në shi ashtu dhe në diell”, shkruan Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat