Samiti i organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Balluku: Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike

Shqipëria

Samiti i organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Balluku: Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 13:26
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike! ✨

Së fundmi, Shqipëria ka marrë një rol kyç në Samitin e Katërt Global për Parandalimin e Ransomware, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Ne po udhëheqim një projekt që synon të forcojë rregullimin e aseteve virtuale dhe të ndalojë fluksin e paligjshëm të fondeve që mbështesin industrinë e ransomware-it.

Shtëpia e Bardhë e thekson: “Ky projekt përmirëson rregullimin e aseteve virtuale dhe prish ekosistemin e pagesave që fuqizon këtë industri të rrezikshme.”

Me këtë nismë, Shqipëria dëshmon angazhimin e saj për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përforcimin e sigurisë globale.”
shkruan Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat