Pas refuzimeve masive, KLP i vetmi institucion që i bashkohet Komisionit “Xhafaj”

Shqipëria

Pas refuzimeve masive, KLP i vetmi institucion që i bashkohet Komisionit “Xhafaj”

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

I  vetmi institucion i drejtësisë që ka pranuar të jetë pjesë e Komisioni “Xhafaj” është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili këtë të premte ka njoftuar se 2 përfaqësues të kësaj instance do të jenë pjesë e komisionit.

Sipas njoftimit të KLP, bëhet me dije se ndryshe nga institucionet e tjera, si SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, mendon të përfaqësohet në Komisionin “Xhafaj” përmes dy emrave, Arta Mandro, anëtare jo prokurore dhe Vate Staka, anëtar prokuror.

Kujtojmë se ashtu si SPAK dhe Gjykata kushtetuese edhe Gjykata e Lartë ka bërë të ditur të enjten se nuk pranon të jetë pjesë e Komisionit Antikorrupsion.

Në një letër drejtuar kryetarit të komisionit anti-korrupsion Fatmir Xhafaj, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, thekson se ftesa për pjesëmarrje në këtë komision nuk është në përputhje me funksionin dhe misionin e gjyqtarit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se, pas një vlerësimi të detajuar, ka ardhur në përfundimin se pjesëmarrja e  gjyqtarëve si anëtarë të një nëngrupi teknik, nuk është e përshtatshme me funksionin dhe misionin që kanë gjyqtarët e Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat