Rrebeshet e shiut, policia apel për kujdes për shoferët: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Shqipëria

Rrebeshet e shiut, policia apel për kujdes për shoferët: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Policia Rrugore ka bërë apel për shoferët dhe për këmbësorët, që të kenë kujdes në rrugë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Në njoftimin e Policisë Rrugore, thuhet se shoferët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke treguar kujdes të shtuar.

“APEL PËR MË SHUMË KUJDES!⚠️

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu 🌧️, Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve 🚗, motomjeteve 🏍️ dhe biçikletave 🚴‍♂️, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë 🚶‍♂️ duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor 🛑, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh ⚠️.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë 🌬️, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit 💧  dhe inerteve në rrugë 🪨, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore 🚔, strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë 🚗, mos përdorim të aparatit celular 📵 dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara ⛔. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 📲 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë 🚓.

#TregoniDurimNeTrafik 🚦

#RespektoniRregullateQarkullimit 🚸

#NdiqniUdhezimetePoliciseRrugore 🚨”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat