Spiropali takim me Fluharty: Vlerësim punës së IRI-t në forcimin e demokracisë

Shqipëria

Spiropali takim me Fluharty: Vlerësim punës së IRI-t në forcimin e demokracisë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Programit për Shqipërinë, të Institutit Republikan Ndërkombëtar, John Fluharty.

Spiropali shprehu vlerësim për punën që Instituti Republikan Ndërkombëtar ka bërë për të ndikuar në forcimin e demokracisë.

“Për t’u vlerësuar puna që ekipi i IRI-t ka bërë, për të ndikuar në forcimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë qendrore dhe vendore.

Si dhe rritjen e kapaciteteve të partive politike”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat