Tensionet në Kuvend/ Ilir Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve

Shqipëria

Tensionet në Kuvend/ Ilir Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 19:13
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur për mediat se burgosja e Ervin Salianjit, jo vetëm që nuk do të ndalojë denoncimet, por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë.

Meta theksoi se qëllimi i Ramës, është të mos ketë opozitë ose të jetë e telekomanduar.

Ai shtoi më tej, se problemi nuk janë disa karrige që u dogjën por vendi që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar.

Qëndrimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitës ose të jetë e telekomanduar. Burgosja politike e deputetit Salianji, që ka qenë ë krye të denoncimeve të forta kundër kësaj regjimi, jo vetëm që nuk, do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve. Këtu problemi nuk janë disa karrige por vendi që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar, flakët e një korrupsioni skizofrenik”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat