''Ushqimet më lirë në Angli e Francë sesa në Shqipëri'', Shabani: Rama mundet me zgjedhje, rrugët e tjera nuk të çojnë askund

Shqipëria

''Ushqimet më lirë në Angli e Francë sesa në Shqipëri'', Shabani: Rama mundet me zgjedhje, rrugët e tjera nuk të çojnë askund

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 20:59
Endri Shabani

Endri Shabani nga Nisma ‘’Thurje’’ në një intervistë në Ora News u shpreh se ushqimet janë më lirë në Angli dhe Francë se sa në Shqipëri.

Gjithashtu Shabani shtoi se me qeverinë dhe me Ramën duhet të përballesh në zgjedhje pasi rrugët e tjera nuk të çojnë askund.

Shabani: Unë kam jetuar në Angli dhe në Francë dhe ushqimet janë më të lira në Angli e Francë se sa në Shqipëri.

Ndërkohë që rrogat në Britani dhe në Francë janë 5-6 herë më të lartë se në Shqipëri.

Por kjo nuk është rastësi, kjo është produkt I politikave të shtetit.

Pothuajse e gjithë Evropa, TVSH-në e ushqimit e ke ose 0 ose 3% ose 6% ose 7% e ka Gjermania, pra janë të reduktuara TVSH-të e ushqimit, shpesh fermerët janë të subvencionuar ose nga fondet shtetërore ose nga fondet e BE-së në mënyrë që ushqimet të jenë më të lira se sa shpenzimet e tjera.

TVSH e hoteleve të luksit është 6%, ndërsa TVSH e bukës e qumështit e kosit është 20%. Kjo ndodh sepse këta i bëjnë ligjet për veten.

Fermerit shqiptar, lekët që vini nga BE i kanë vjedhur. I kanë marrë lekët që vinin nga BE për fermerët dhe i kanë bërë hotele, resorte në Dhërmi e ktej nga veriu.

Pra këta nuk kanë të ngopur dhe padyshim dikush do e paguajë pasojën e kësaj dhe e paguajnë njerëzit e zakonshëm. Çështja është a ka shpresë në fund?

Unë besoj se po dhe këtu ndahem unë nga ata që djegin karriget në parlament sepse ata besojnë se Edi Rama nuk mundet me zgjedhje.

Dhe nëse ti beson se Rama nuk mundet me zgjedhje, do bësh këto format e tjera të cilat po të funksionin do ishin shumë mirë.

Nëse nuk fitohet me zgjedhje atëherë këto parti duhen të dalin fare nga sistemi, rrugëve të protestojnë të djegin ta detyrojnë qeverinë që të rrëzohet. Unë besoj se ajo rrugë nuk çon kurrkund.

Është provuar djegia e mandateve, është provuar mos futja në zgjedhje, është provuar molotovi, janë provuar të gjitha gjërat dhe në fund të ditës Rama është bërë edhe më i fortë se çka qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat