Përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnjë dhe Hercegovinë, Begaj: Thellësisht të pikëlluar nga kjo katastrofë

Shqipëria

Përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnjë dhe Hercegovinë, Begaj: Thellësisht të pikëlluar nga kjo katastrofë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 21:17
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku deri tani raportohet për disa të vdekur dhe dhjetëra persona të tjerë të zhdukur.

Me anë të një mesazhi në X, Kreu i Shtetit i shprehu ngushëllimet homologut të tij dhe familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Isha thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për viktimat e përmbytjeve dhe disa dhjetëra të zhdukur në rajonin e Jabllanicës dhe zona të tjera në Bosnje-Hercegovinë.

I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Beqiroviç dhe familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia me ato të popullit shqiptar dhe solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë nga kjo katastrofë”, thuhet në reagimin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat