Projektligji i ri, Zhupa ngren alarmin: Garanton shkatërrimin dhe centralizimin nga politika të kërkimit shkencor

Shqipëria

Projektligji i ri, Zhupa ngren alarmin: Garanton shkatërrimin dhe centralizimin nga politika të kërkimit shkencor

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 18:00
Ina Zhupa

Deputetja e PD-së, njëherazi edhe drejtuesja e Komisionit Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin në lidhje me projektligjin e ri të shkencës të propozuar nga mazhoranca socialiste, ku sipas saj do ngrihet një ministri e cila do kontrollojë kërkimet shkencore të pedagogëve, akademikëve të lirë etj.

‘Një ministri e re për shkencën, një këshill me 7 ministra, Gjinushin dhe të tijët dhe me agjenci shtetërore do kontrollojnë çdo profesor, çdo kërkues shkencor dhe çdo punim shkencor në vend’, shkruan Zhupa në Facebook.

Gjithashtu Zhupa ka theksuar se ky ligj parashikohet që të futet në diskutim në 14 tetor në komisionin që ajo drejton, por tashmë e kanë përjashtuar pa rregullore dhe duket se do e kalojnë me shpejtësi pa opozitën, për të shkatërruar edhe lirinë shkencore dhe akademike.

‘Ky ligj parashikohet që të futet në diskutim në 14 Tetor në komisionin që une drejtoj, të Edukimit, por tashmë që na kanë përjashtuar pa rregullore, duket se do e kalojnë me shpejtësi pa opozitën, për të shkatërruar edhe lirinë shkencore dhe akademike’, shprehet Zhupa.  

Postimi i plotë i Zhupës:

Projektligji i ri i shkencës garanton shkatërrimin e kërkimit shkencor duke e centralizuar dhe kontrolluar nga politika dhe duke e vënë në shërbim të pushtetit.

Një ministri e re për shkencën, një këshill me 7 ministra, Gjinushin dhe të tijët dhe me agjenci shtetërore do kontrollojnë çdo profesor, cdo kërkues shkencor dhe çdo punim shkencor në vend.

Po zhdukin cdo autonomi universitare, po zhveshin nga kompetencat profesorët, departamentet, shkollat doktorale dhe po e monopolizojnë te qeveria.

Vetëm në sistemet parti-shtet, ndodh sic e ka parashikuar ky ligj që vlerësimin e punës shkencore e bën ministria, dmth e bën partia shtet. Nuk ka financim po nuk i pëlqeu qeverisë, nuk ka kërkim shkencor që kundërshton politika të caktuara ekonomike, sociale, bujqësore, teknologjike etj.

Ky ligj parashikohet që të futet në diskutim në 14 Tetor në komisionin që une drejtoj, të Edukimit, por tashmë që na kanë përjashtuar pa rregullore, duket se do e kalojnë me shpejtësi pa opozitën, për të shkatërruar edhe lirinë shkencore dhe akademike.

Ju bëj thirrje pedagogëve, akademikëve të lirë, kërkuesve shkencor, drejtuesve të universiteteve publike dhe private të bashkohemi kundër këtij projektligji masakrues për lirinë akademike dhe përcundues të kërkimit shkencor cilësor dhe të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat