Me fshesa në duar, banorët në Vlorë pastrojnë rrugët nga balta që la pas përmbytja

Shqipëria

Me fshesa në duar, banorët në Vlorë pastrojnë rrugët nga balta që la pas përmbytja

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 19:12
Ilustrim

Qyteti i Vlorës që prej ditës së djeshme ka kaluar orë kritike për shkak të përmbytjeve të cilat erdhën nga reshjet e dendura të shiut. Qytetarët e prekur nga këto përmbytje kanë marrë dëme të mëdha në banesa dhe në bizneset e tyre.

Natyra tregoi edhe një herë se është më e fortë se njeriu ndërsa qytetarëve u ka mbetur në dorë të pastrojnë qytetin.

Qyteti, banesat dhe bisnezet e tyre janë mbuluar nga balta ndërsa numrojnë dëmet, banorëve u mbetet në dorë të pastrojnë atë që la pas përmbytja dhe të shpresojnë se të dëmshpërblehen nga shteti.

Në rrugët e Vlorës shihen qytetarët me fshesa në duar duke pastruar trotuaret dhe rrugët që kryesisht janë afër bizneseve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat