Zjarr në Komisariatin e Shijakut, dyshohet nga një shkëndijë elektrike/ AMP nis hetimet

Shqipëria

Zjarr në Komisariatin e Shijakut, dyshohet nga një shkëndijë elektrike/ AMP nis hetimet

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 19:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Sipas një informacioni zyrtar, zjarri ka rënë në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit.

Shijak /Informacion paraprak

Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat