Çollaku: DEA ka hapur zyrë, por jo për korrupsionin! Mafia ka marrë me qira shtetin

Shqipëria

Çollaku: DEA ka hapur zyrë, por jo për korrupsionin! Mafia ka marrë me qira shtetin

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 23:04
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku ka tërhequr vëmendjen ndaj një situate alarmante të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e përshkruar shtetin si të shkërmoqur.

\I ftuar në Euronews Albania, ai tha se ndërsa DEA (Agjencia për Luftimin e Drogës) ka hapur një zyrë në vend, kjo zyrë nuk po adreson një nga problematikat më të mëdha që e përfshin Shqipërinë, korrupsionin.

“Ne jemi tek shkërmoqja e shtetit. Këtu DEA ka hapur zyrë, por nuk ka hapur zyrë për korrupsionin. Ne kemi një problem shumë më serioz, mafia ka marrë me qira shtetin. Këta që do na japin mëndime të ndershme ne që kuvendojnë me mafian atje, këta do luftojnë korrupsionin.” –tha Çollaku.

Sipas Çollakut, lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar janë një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit dhe për krijimin e një sistemi të drejtësisë që funksionon për qytetarët.

\Deklaratat e tij vijnë në një kontekst ku shqetësimet për korrupsionin dhe ndikimin e krimit të organizuar janë në rritje, duke bërë që shumë qytetarë të humbasin besimin në institucionet e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat