Mosbindja civile nga opozita, Teliti: Ky nuk është momenti për të diskutuar për PD-në dhe problematikat brenda saj

Shqipëria

Mosbindja civile nga opozita, Teliti: Ky nuk është momenti për të diskutuar për PD-në dhe problematikat brenda saj

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 13:00
Dorian Teliti

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti tha në një intervistë televizive, se protesta e nesërme e opozitës nuk është për interesa të opozitës, por për hallet dhe problemet e popullit.

Sipas tij, ky nuk është momenti për të diskutuar për PD dhe problematikat brenda saj, por për gjendjen në të cilën ndodhet vendi që sipas tij duhet të pasojë me një revoltë të madhe popullore, të mbështetur nga opozita.

“Është një protestë kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë së instaluar, është një betejë për pensionistët me të cilët u tall qeveria duke i dhënë 5 lekë indeksim në ditë, është për rininë. Unë jam vetë pedagog, nuk ka një student të vetëm që thotë dua të jetoj në Shqipëri, ka shpopullim total. A kanë të drejtë qytetarët të protestojnë apo jo?

Sipas qeverisë nuk ke të drejtë as të protestosh, as të denoncosh, je i mirë vetëm kur i bën lëvdata qeverisë, ndërkohë që duhet të pranonte çdo problematikë që shtron opozita. Sot është Shqipëria me biznese të falimentuara, me rininë e larguar, sot Shqipëria e ka moshën mesatare 43 vjeç. Këto janë problematikat, për këto ngrihet populli nesër, për hallin vete, detyra e opozitës është t’i krijojë kushte popullit që me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile të shprehin mërzinë e tyre”, tha Teliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat