E rëndë në Pogradec/ Një grua tenton t’i japë fund jetës duke pirë një sasi ilaçesh, niset me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

E rëndë në Pogradec/ Një grua tenton t’i japë fund jetës duke pirë një sasi ilaçesh, niset me helikopter drejt Tiranës

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Pogradec.

Një grua banore e lagjes numër 1 ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar mbidozë ilaçesh.

Sipas të dhënave gruaja vuante nga depresioni dhe trajtohej me medikamente, por duket se sot ka pasur gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe për këtë ka konsumuar mbidozë për ti dhënë fund jetës.

Pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmën e parë, gruaja u nis me helikopter drejt spitalit të traumës në kryqytet pasi ishte në gjendje të rënduar.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat