I frikësoheni burgut? Noka: Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes! Jam përballur e kam bërë burg me regjimin e Enver Hoxhës

Shqipëria

I frikësoheni burgut? Noka: Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes! Jam përballur e kam bërë burg me regjimin e Enver Hoxhës

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:11
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në News24 u shpreh se “Rilindja po bën gjithçka për të asgjësuar opozitën”.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko nëse i frikësohet burgut, referuar asaj që ka ndodhur me Ervin Salianjin, ai u shpreh se nuk i frikësohet Rilindjes, kur më parë i është dashur të përballet me regjimin e Enver Hoxhës.

“Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes! Jam përballur me regjimin e Enver Hoxhës, kam bërë edhe burg.

Frikë kam vetëm Zotin e të vërtetën. Këta janë raca më e ndyrë e njerëzimit. Sepse në demokraci kundërshtari shihet si kundërshtar jo asi armik për ta likuiduar politikisht e fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat