Efektivja e policisë përplasë këmbësorin për vdekje në aksin rrugor Laç – Autostradë

Shqipëria

Efektivja e policisë përplasë këmbësorin për vdekje në aksin rrugor Laç – Autostradë

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 23:52
Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Autostradë, ku një këmbësor 51-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes me një automjet.

Sipas informacioneve nga policia, aksidenti është shkaktuar nga një 43-vjeçare, Florinda Zvangu, e cila është efektive e policisë dhe ndodhej jashtë orarit të punës në momentin e ngjarjes.

Viktima, me inicialet V.H., banues në Kurbin, u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar, por për fat të keq ndërroi jetë në spital.

Policia ka njoftuar se drejtuesja e automjetit është arrestuar dhe po përballet me akuzën për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, sipas nenit 290/3 të Kodit Penal.

Grupi hetimor, bashkë me specialistët e AMP për rajonin e Lezhës dhe Shkodrës, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore në vendngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat