Skenarët e protestës së opozitës, Këlliçi i zbulon të gjitha: Do të ketë bllokim të disa…

Shqipëria

Skenarët e protestës së opozitës, Këlliçi i zbulon të gjitha: Do të ketë bllokim të disa…

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 07:12
Belind Këlliçi

“Nesër nuk ka ftesë për ceremoni martesore, fejesë apo martesë, por ka ftesë për protestë. Nesër ka një protestë të thërritur nga PD-ja dhe qytetarët janë nesër të lirë të veprojnë si t’ia dojë kokrra e qejfit”.

Kjo ishte deklarata që bëri Belind Këlliçi në një intervistë në  një emision televiziv teksa foli për protestën e së hënës të opozitës.

Ai zbuloi se nesër do të bllokohen disa akse në Tiranë nga protestuesit, ndërsa tha se nuk do të ketë fjalime. “Protesta e së hënës është kundër qeverisë kundër hajdutëve që janë instaluar në qeveri, kundër banditëve që janë në kabinetin qeveritar apo në Bashkinë e Tiranës. Do të ketë një bllokim të disa akseve të qytetit. Kjo nuk është një protestë kundër drejtësisë së kapur edhe pse drejtësia është e kapur në këtë vend, kjo është një protestë kundër kreut të narkoshtetit të parë në Europë, i cili quhet Edi Rama. Do të ketë bllokim të disa akseve”.

I pyetur se çfarë garancie jep opozita se ditën e hënë nuk do të ketë dhunë, Këlliçi u përgjigj: “Ne nuk kemi bërë thirrje për dhunë. Kjo protestë është thirrur nga opozita, por jo për të bërë dhunë. Nuk kemi parë asnjë akt dhune, në asnjë protestë të opozitës”.

Por çfarë nënkupton opozita kur flet për mosbindje civile? “Me mosbindje civile kuptojmë një reagim të qytetarëve me aq sa i lejon ligji për të mos iu bindur padrejtësive të përditshme që vuajnë në kurriz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat