​13 vjet nga vdekja e Ramiz Alisë

Shqipëria

​13 vjet nga vdekja e Ramiz Alisë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 07:49
Ramiz Alia

Më 7 tetor 2011 në Tiranë, në moshën 86-vjeçare, ka vdekur Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri.

Alia u lind në Shkodër më 18 tetor 1925. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës si një nga njerëzit e afërt të Enver Hoxhës. Në vitin 1961 Ramiz Alia u bë anëtar me të drejta të plota i byrosë politike të Partisë së Punës.

Pas vdekjes se Hoxhës, Ramiz Alia u emërua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991. Pas rrëzimit të diktaturës, Alia ishte President i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me 1992, post nga i cili dha dorëheqjen më 3 prill të po atij viti, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit që sollën në pushtet Partinë Demokratike. 

Veprimtaria e Ramiz Alisë:

Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),

Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),

Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985),

Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),

Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)

Kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat