Sot nis viti i ri akademik, Manastirliu mesazh për studentët dhe pedagogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

Shqipëria

Sot nis viti i ri akademik, Manastirliu mesazh për studentët dhe pedagogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 09:05
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka uruar sot studentët dhe stafin akademik në nisjen e vitit të ri akademik.

Nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Manastirliu ka bërë urimin së bashkë me studentë të rinj, të cilët po hyjnë në këtë fazë të rëndësishme të jetës së tyre akademike.

Ministrja Manastirliu, duke iu drejtuar studentëve të vitit të parë dhe gjithë stafit akademik universitar, tha se janë mbi 20 mijë studentë që për herë të parë ulen sot në auditore të cilët kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.

“Së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që hyjnë këtë vit në vit të parë dhe me shokët e tyre që tashmë kanë nisur universitetin, dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët nisin sot këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre. Gjithashtu, dua të uroj stafin akademik dhe prindërit për rrugëtimin që nisin sot fëmijët tanë.”, tha në urimon e saj Ministrja Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat