Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një 19 vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Dibër pasi ka aksidentuar për vdekje një 42-vjeçar.

Shtetasi me inicialet E.S., i moshësh 19 vjeç mësohet se duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje të dielën një këmbësor në në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat