Protesta e PD, ambasada e SHBA mesazh shtetasve të vet: Shmangni demonstratën

Shqipëria

Protesta e PD, ambasada e SHBA mesazh shtetasve të vet: Shmangni demonstratën

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës.

A2CNN shkruan se ambasada amerikane udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, shkruhet në artikullin e A2 CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat