LIVE: Protestuesit përplasen me policinë, qëllohet me molotov: Shpërthime të shumta

Shqipëria

LIVE: Protestuesit përplasen me policinë, qëllohet me molotov: Shpërthime të shumta

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 16:35 Përditësuar në ora: 19:19 më 07.10.2024
Protesta e PD-së në Shqipëri

Pas molotovëve dhe përplasjeve, protestuesit lënë Kryeministrinë/ Nisin marshimin drejt një institucioni tjetër

Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin.

Nuk dihet nëse ata do të vendosen para Bashkisë së Tiranës, Kuvendit apo Ministrisë së Brendshme.

Së bashku me ta kanë nisur zhvendosjen edhe policia.

Protestuesit përplasen me policinë, qëllohet me molotov: Shpërthime të shumta

Ka nisur përplasja e protestuesve me policinë. Deputetët e Partisë Demokratike  dhe qytetarët janë përplasur me efektivët e vendosur rreth perimetrit të sigurisë së Kryeministrisë.

Ndërkohë që ka filluar hedhja e bombave molotov në drejtim të kryeministrisë dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Nis protesta e opozitës

Opozita ka nisur protestën e saj kombëtare të thirrur pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Deputetët e PD-së kanë dalë nga selia dhe janë bashkuar me protestuesit për të nisur marshimin.

Sheshit i del tymit, çfarë po ndodh te Presidenca?

Teksa pritet që ytë nisë protesta e thirrur nga opozita, në sheshin te Presidenca një re tymi ka pushtuar zonën pak metra larg Kryeministrisë.

“Vetëm me dhunë ikën ky” – Protestuesit mblidhen para selisë së PD

Opozita do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë që pritet të shtrihet edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit.

Protestuesit e PD kanë nisur të mbërrijnë nga rrethet për t’u tubuar në Tiranë në protestën e parë kombëtare të PD për sezonin e vjeshtës që përkon edhe nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Grumbullimi i protestuesve po bëhet në disa vendndodhje në Tiranë. Një pjesë e tyre po grumbullohet në sheshin para selisë së Partisë Demokratike, ku pritet t’i bashkohen edhe drejtuesit e PD-së, ndërkohë që pjesa tjetër ndodhet te sheshi Skënderbej dhe bulevardi para Kryeministrisë.

“Vij nga Elbasani, jam pensionist, do t’i kërkoj me çdo formë të drejtat e mia. Nuk ka duartrokitje, vetëm me dhunë ikën ky, se me dhunë i ka marrë. Me gjak i kanë marrë gjërat”, tha për gazetarin Ardit Hoxha një nga protestuesit para selisë së PD.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar momente nga përgatitja e forcave të policisë në terren me maska kundërgaz, makinat ujëhedhëse dhe deri te snajperët e RENEA-s të pozicionuar mbi Kryeministri.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

“Para Laçi” – Me flamujt e PD në makina, protestuesit nga rrethet mblidhen në Tiranë

Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Me flamujt e Partisë Demokratike nëpër makina, mbështetësit e opozitës kanë mbërritur në kryeqytet për të nisur atë që drejtuesit e Partisë Demokratike e kanë cilësuar si fillimin e mosbindjes civile.

“Para Laçi, rroftë Sali Berisha,” dëgjohet të thotë një nga protestuesit nga makina e tij, teksa i drejtohet qendrës së Tiranës në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” përpara godinës së kryeministrisë, dhe më pas pritet të shtrihet në disa prej akseve kryesore brenda kryeqytetit. Për këtë, në hyrjen kryesore të godinës së qeverisë janë vendosur pjesë metalike. Ndryshe nga protestat e tjera, këtë radhë nuk do të jetë një protestë me fjalime, por me aksione në terren, të cilët organizatorët kanë zgjedhur ende të mos i zbulojnë.

Për protestën, selia blu ka kërkuar 4 orë leje në policinë e Tiranës, leje e cila i është aprovuar. Prej pasdites së të dielës, policia ka kaluar në gatishmëri, dhe për këtë protestë janë angazhuar 1500 efektivë, të cilët do të jenë në terren për protestën dhe mbrojtjen e disa prej godinave shtetërore, duke përfshirë Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit.

Gazetari Leka: Ja dy skenarët që mund të ndjekë opozita

Prej orës 18:00, protestuesit do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e thirrur nga Partia Demokratike.

Ajo që mbetet ende sekret lidhet me itinerarin që do ndjekin protestuesit.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka thotë se aktualisht mendohen se do jenë dy skenarë, për mënyrën se si do të lëvizin protestuesit.

“Një nga skenarët është vendosja e protestuesve para kryeministrisë dhe më pas do lëvizin drejt bashkisë së Tiranës, te Kuvendi dhe për t’u mbyllur në selinë e Partisë Demokratike. Një skenar tjetër është bllokimi i disa kryqëzimeve dhe nyejve lidhëse të kryeqytetit.”, raporti ai.

Protesta e opozitës, Ervin Salianji mesazh nga burgu: Menduan se do na frikësonin, por na forcuan më shumë!

Ervin Salianji ka reaguar me një mesazh nga burgu, pak para protestës së thirrur sot nga opozita.

Reagimi:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjes. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë  duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago!  Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

#Protesto#7Tetorora18:00

Nga maskat kundërgaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestë

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës që pitet të nisë rreth orës 18:00 para Kryeministrisë dhe në disa lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar momente nga përgatitja e forcave të policisë në terren me maska kundërgaz, makinat ujëhedhëse dhe deri te snajperët e RENEA-s të pozicionuar mbi Kryeministri.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

Ky vendim ka shkaktuar shqetësime brenda opozitës dhe është parë si një shenjë e “represionit politik”, ndaj PD ka vendosur të organizojë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e saj dhe për të mobilizuar mbështetje nga qytetarët.

Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë gjatë protestës, do të angazhohen rreth 1500 forca policie, përfshirë policinë e rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Shqiponjat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat