FBI seminar me prokurorët e SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura

Shqipëria

FBI seminar me prokurorët e SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 17:35
FBI seminar me prokurorët e SPAK

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

Seminari i zhvilluar nga Programet e Ambasadës Amerikane, kishte si qëllim mbështetjen e institucioneve të pavarura të Shqipërisë, në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruhet në llogarinë në Facebook të Ambasadës Amerikane, ndërsa kanë ndarë edhe disa fotot nga takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat