Rama: Vaksinohuni kundër gripit, vaksina ofrohet falas

Shqipëria

Rama: Vaksinohuni kundër gripit, vaksina ofrohet falas

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 18:05
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër gripit, ku theksoi se vaksina është falas.

“Nga sot, në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, si mbrojtja më e mirë që mund të kemi kundër virozave të stinës, veçanërisht për grupet më të rrezikuara”, shkroi ai.

Rama tutje në postimin e tij në Facebook bëri të ditur se deri më tani ë Shqipëri janë shpërndarë 280 mijë doza.

“Vaksinohuni tani dhe përgatituni për një dimër të shëndetshëm, larg virozëve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat