Shpërthen molotovi te Bashkia e Tiranës, kundërpërgjigjet policia

Shqipëria

Shpërthen molotovi te Bashkia e Tiranës, kundërpërgjigjet policia

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 20:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Protestuesit u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës, ku situata u tensionua më tej. Nga flakët janë rrezikuar dhe disa policë. Efektivët i janë përgjigjur protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas kryeministrisë, në një akt të paprecedëntë, militantët e PD-së kanë sulmuar me molotovë selinë qëndroere të Partisë Socialiste. Disa prej protestuesve që hedhin molotovë, kanë vënë maska për të mos u identifikuar.

Ndërsa hodhën molotovë drejt kryenistrisë policia i bëri thirrje protestuesve të ndalin aktet e dhunës.

“Ndaloni sulmin me mjete piroteknike në drejtim të Policisë”, dëgjohej thirrja me megafon.

Më pas protestuesit iu drejtuan godinës së ministrisë së Brendshme ku hodhën molotovë, duke rrezikuar edhe këtu jetën e policëve për shkak të pëdorimit të molotovëve, raporton RTSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat