Dhuna në protestën e opozitës/ Nisin shoqërimet nga policia

Shqipëria

Dhuna në protestën e opozitës/ Nisin shoqërimet nga policia

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 22:19
Foto nga vendi i ngjarjes

 Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, pas protestës së dhunshme të opozitës.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se operacioni i efektivëve është në zhvillim dhe ky numër mund të rritet.

Gjatë protestës, mes turmës u panë persona, të cilët ishin të maskuar teksa hidhnin molotov drejt institucioneve si kryeministria, selia e PS, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës.

Policia e Shtetit në njoftim të shpërndarë për mediat konfirmoi se dhjetë efektivë janë lënduar si pasojë e akteve të dhunshme, të cilat janë kryer nga disa militantët të opozitës.

“Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie”, theksoi policia në njoftimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat