Erdogani do ta bëjë hapjen e xhamisë së madhe të Tiranës

Shqipëria

Erdogani do ta bëjë hapjen e xhamisë së madhe të Tiranës

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 22:37
Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të enjten (10 tetor) do të vizitojë Shqipërinë, ku me ç’rast do ta bëjë edhe hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, apo ndryshe Xhamia e Madhe e Tiranës.

Kështu raporton A2 CNN.

Ndërtimi i kësaj xhamie ka përfunduar tash e disa kohë, por qeveria turke nuk ka pranuar t’a dorëzojë deri më tani, për shkak të mospajtimeve të zyrtarëve të qeverisë turke me përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Sipas raportimit, Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por nga një imam turk.

Kjo xhami, një ndër më të mëdhatë në Shqipëri, por edhe rajon nisi ndërtimin që prej vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat