Bushati: Opozita nuk shkoi te molotovi, e detyruan duke i mbyllur çdo derë

Shqipëria

Bushati: Opozita nuk shkoi te molotovi, e detyruan duke i mbyllur çdo derë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 23:18
Andi Bushati

Gazetari Andi Bushati, teksa komentoi protestën kombëtare të organizuar nga opozita, e quajti përdorimin e molotovit nga ana e protestuesve si të vetmen zgjidhje të lënë nga qeveria Rama.

Ai theksoi se të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk është kjo opozitë që ka shkuar te molotovi, por e kanë detyruar të shkojë te molotovi se i kanë mbyllur çdo hapësirë që opozitat kanë në vendet demokratike normale.

“Dua të merrem me deklaratën e Lencit: ‘Se si këta po dalin në rrugë dhe po i japin  fund parlamentit , se kjo është vdekje e një opozites’.

Dhe për të kap nga e kundërta…:

Nëse opozita shkon në parlament për opozitë konstruktive , çfarë ju ndodh?

Kërkojnë interperlancë me Ramën, jo i thonë ik s’ka interplerlancë.

Kërkojnë komisione hetimore, i thonë nuk bëhet, ndërrojnë dhe ligjin pastaj.

Kërkojnë Gjykatë Kushtetuese, jo nuk ka gjykatë.!

Del tjetri dhe thotë që “ministri i brendshëm e ka vëllain trafikant e fusin në burg”.

Pra nuk është se kjo opozitë nuk është përpjekur ta luajë rolin e opozitës konstruktive .

Këtu Ilir Meta me partitë e vogla beri grevë në Parlament dhe nuk u përjashtuan 25 veta me një dorë nga Parlamenti.

Pra këtu duhet të kuptojmë se nuk është kjo opozitë që ka shkuar te molotovi, e kanë detyruar, dënuar, të shkojë te molotovi se i  kanë mbyllur çdo hapësirë që opozitat kanë në vendet demokratike normale.”– tha Bushati për “Çim peka Live”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat