Tre efektivë në spitalin e Traumës/ U lënduan nga sulmet e protestuesve, jashtë rrezikut për jetën

Shqipëria

Tre efektivë në spitalin e Traumës/ U lënduan nga sulmet e protestuesve, jashtë rrezikut për jetën

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 23:30
Efektivë policie

Tre efektivë të policisë së shtetit ndodhen në spitalin e Traumës, të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, tha se gjithsej janë lënduar dhjetë efektivë të policisë, ndërsa shtatë prej tyre e kanë lënë spitalin.

Tre efektivët, të cilët po vijojnë të marrin trajtim në spital janë jashtë rrezikut për jetën.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici Ilir Proda vizituan nga afër efektivët e lënduar, ndërsa thanë se policia ka kryer detyrën me përgjegjësi të lartë.

Sipas Hoxhës, protesta e opozitës  ishte e dhunshme dhe në kundërshtim të rregullave demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat