Balliu: Policia tejkaloi çdo limit tek Parlamenti! Rama një frikacak që e ndjeu se pushteti i tij është në rrezik

Shqipëria

Balliu: Policia tejkaloi çdo limit tek Parlamenti! Rama një frikacak që e ndjeu se pushteti i tij është në rrezik

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 23:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Opozita në Shqipëri mbajti këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Opozita akuzon qeverinë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Ajo akuzon qeverinë për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji

Nisur nga kjo situatë protesta e sotme ishte një kundërpërgjigje e dhunës së pushtetit, ku nuk i kursey molotovët dhe flakët drejt Kryeministrisë, selisë së PS-së, Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Dhe në të njëjtën monedhë ishte dhe reagimi i policisë së shtetit, e cila nuk e kurseu gazin lotsjellës ndaj protestuesve.

Sekretari Organizativ për Tiranën Klevis Balliu nga selia blu për studion e emisionit “Drejt” në “Ora Neës” deklaroi se po grumbullohet informacion mbi qytetarët e lënduar gjatë protestës dhe situata e tyre.

“Pasi ka pasur një hedhje të gazit lotsjellës përtej çdo limiti, në veçanti në zonën e Parlamentit që u shndërrua në një shesh beteke lufte pa filluar në dyert e Parlamentit.

Kjo vjen si pasojë e një frikacaku si Edi Rama që është i ngujuar në Surrel dhe e kishte mbuluar me trupa polici nga fillimi deri në fund, dha një urdhër të shëmtuar përmes kriminelëve në polici që të dhunonin çdo protestues, sepse pushteti i tij është në rrezik.

Dialog me terroristët nuk ka dhe nuk do të ketë. Koha e fjalëve dhe dialogut ka mbaruar, tani është koha e qytetarëve të reagojnë ndaj sulmit me gaz ka mbaruar ky është qëllimi dhe misioni”, u shpreh Klevis Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat