Këlliçi: Qytetarët u dhu*nuan në mënyrë shta*zarake nga policia! Sot ishte vetëm

Shqipëria

Këlliçi: Qytetarët u dhu*nuan në mënyrë shta*zarake nga policia! Sot ishte vetëm

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 23:42
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i cili mohoi lëndimin e qytetarëve nga policia e shtetit.

Këlliçi solli rastin e një qytetari i cili ishte djegur nga një lëndë piroteknike e hedhur nga një polic në drejtim të tij.

Më tej Këlliçi theksoi se përgjigjja përgjigja e opozitës ndaj dhunës së policisë së shtetit do të jetë proporcionale në ditët në vijim.

“Janë dhunuar në mënyrë shtazarake qytetarët nga policia e shtetit. Zëdhënësi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës që ka shkuar sot në policinë e shtetit ka dhunuar protestuesit.

Janë dhunuar qytetarët me gaz lostjellës, edhe drejtuesit e PD. Sot sjellja e policisë sot ka qenë shtazarake.

Sjellja e qytetarëve ka qenë proporcionale më atë çfarë ne kishim paralajmëruar. Kjo sot ishte vetëm kapitulli i parë i mosbindjes civile.”- tha Këlliçi për syri tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat