Bardhi pas protestës në Tiranë: Të hedhësh molotov në drejtim të një institucioni është simbolike

Shqipëria

Bardhi pas protestës në Tiranë: Të hedhësh molotov në drejtim të një institucioni është simbolike

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 23:52
Silvi Bardhi

Koordinatorja e departamentit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Silvi Bardhi, pas protestës së dhunshme që u mbajt të hënën në Tiranë, tha se të hedhësh një molotov në drejtim të një institucioni është një gjest simbolik.

“Të hedhësh një molotov në drejtim të një institucioni është një gjest simbolik. Ne flasim në emër të shqiptarëve. Ne jemi të vetëdijshëm që qeveria shqiptare është duke u drejtuar nga njerëz që e kanë djegur gjithë Shqipërinë.  Është  e dhimbshme të besohet se sa miliarda e miliarda euro janë vjedhur në këto 13 vite”, u shpreh ajo.

“Sigurisht që sot ishte dita e parë e reflektimit serioz se Partia Demokratike është e qartë në kërkesat e saj”, shtoi Bardhi.

Ajo tha se nuk dihet se sa ishte numri i pjesëmarrësve, sepse kjo ishte një protestë në lëvizje.

“Nuk dihet (numri i protestuesve), sepse ishte një protestë në lëvizje, nisi nga Kryeministria dhe përfundoi më pas në selinë e Partisë Demokratike. Nga vështrimi që pata në terren ishte masivitet goxha i madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat