“Protesta nuk ishte ajo që u pompua”- Gazetari: Paralajmërimi që u dha, qëllimi i PD

Shqipëria

“Protesta nuk ishte ajo që u pompua”- Gazetari: Paralajmërimi që u dha, qëllimi i PD

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 23:57
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ku komentoi protestën kombëtare të opozitës në Tiranë.

Gjatë intervistës, Kikia vuri në dukje se protesta ishte më e madhe se ato të mëparshmet, por nuk përmbushi pritshmëritë e krijuara. Sipas tij Partia Demokratike pompoi fort opinionin publik se do të ndodhte diçka e madhe, gjë e cila nuk u arrit.

“Prisnim të ndodhte një konfrontim me policinë, por ky nuk ndodhi në asnjë moment,” tha ai, duke shprehur habi për faktin që policia përdori gaz lotsjellës, pavarësisht se, sipas tij, protesta nuk ishte aq e dhunshme sa pritej.

Ai theksoi se kjo mund të jetë pjesë e një strategjie për të tërhequr vëmendje ose për të dhënë një paralajmërim për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.

Gazetari shtoi se është hera e parë që protestat e opozitës kanë një kauz reale që është arritja e një marrëveshjeje për një qeveri teknike.

“Ishte diçka më shumë se protestat e mëparshme, por nuk ishte ajo që u pompua. Prisnim të ndodhte konfrontimi me policinë, i cili nuk ndodhi në asnjë moment. Nuk e di pse policia shkoi në përdorimin e gazit lotsjellës. Protesta e sotme nuk ishte ajo që u kërkua në opinionin publik që do të ndodhte, diçka që do t’i përgjigjeshim me dhunë dhe konspiracioni i madh që është në dorë të popullit. U sulmuan të gjitha institucionet me bomba molotov, por te bashkia u hodhën më pak se çfarë ndodhi te Kryeministria. Unë besoj se kjo ka qenë pjesë e një skenari për të mos çuar te ekstremi i dhunës. Ndoshta kjo ka qenë një strategji për të marrë vëmendje, por ndoshta për të dhënë një paralajmërim për atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Policia nuk është një film aksion, por ka një qëllim dhe ky qëllim është arritja e një marrëveshjeje për një qeveri teknike. Është për t’u shënuar se për herë të parë protesta e PD-së është me një kauzë konkrete”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat