Pamje tronditëse, ja si është djegur protestuesi nga molotovët. Reagon Gazment Bardhi ndaj ministrit Hoxha

Shqipëria

Pamje tronditëse, ja si është djegur protestuesi nga molotovët. Reagon Gazment Bardhi ndaj ministrit Hoxha

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 00:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një prej protestuesve është djegur si pasojë e molotovëve që janë hedhur në protestën e opozitës.

Gazetari Isa Myzyraj, ka siguruar një video, ku shfaqen pamje tronditëse mbi dëmtimin që ka pësuar protestuesi.

Lidhur me këto pamje ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili i është drejtuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

"Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë. 

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. 

E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel!", shprehet Bardhi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat