Vranë kushëririn dhe braktisën anës rrugës, zbulohet identiteti i dy autorëve shqiptar

Shqipëria

Vranë kushëririn dhe braktisën anës rrugës, zbulohet identiteti i dy autorëve shqiptar

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Zbardhen identitetet e autorëve të vrasjes në Athnë, ku një 28-vjeccar i la i plagosur anës rrugës, për të ndërruar më pas jetë në spital.

Autorët e dyshuar janë kushërinjtë e viktimës, Enis Loka 17-vjec, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.

Ngjarja

Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat