Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e opozitës, ministrja Koçiu tregon gjendjen e nënës dhe fëmijës

Shqipëria

Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e opozitës, ministrja Koçiu tregon gjendjen e nënës dhe fëmijës

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 09:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka falënderuar stafin e Spitalit Universitar të Traumës, në lidhje me ndihmën e dhënë ndaj nënës e cila lindi mbrëmjen e djeshme në makinë, pasi mbeti e bllokuar pas protestës së opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja njofton se falë kujdesit të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të mirë.

“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet.

Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, shkruan Koçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat