Protesta e opozitës me flakë dhe molotov/ Një protestues i arrestuar, 3 të proceduar dhe 9 në kërkim - akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Shqipëria

Protesta e opozitës me flakë dhe molotov/ Një protestues i arrestuar, 3 të proceduar dhe 9 në kërkim - akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar, tre po hetohen në gjendje të lirë ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me lidhje me protestën e dhunshme të opozitës mbrëmjen e së hënës.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Nga dhuna, flakët dhe molotovët mbetën të plagosur 10 policë dhe dy protestues, që u dërguan në spital. Protesta nisi duke hedhur molotov te kryeministria dhe vijoi më pas duke shkatërruar gjithçka që u dilte para. E kryesuar nga Bardhi dhe Noka, protestuesit shkaktuan shumë dëme.

Pasi qëndruan për disa minuta te ministria e Brendshme, ata u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës ku hodhën dhe atje bomba molotovë dhe u përplasën me policinë.

Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së parlamentit. Gjatë gjithë rrugës dogjën stacione autobusësh, kazane mbeturinash dhe thyen xhamat e reklamave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat