Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Zbulohet arsyeja

Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Zbulohet arsyeja

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 10:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Ai është paraqitur i vetëm në SPAK paraditen e sotme. Sipas burimeve për Panorama.al, Isuf Çela është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Toyota Auris.

Ndërsa Panorama.al ka siguruar momentin kur deputeti demokrat hyn brenda ambienteve të SPAK-ut.

Kujtojmë që pak ditë më parë Isuf Çela, së bashku me 22 deputetë të tjerë, u kallëzuan në Prokurorinë e Posaçme nga policia për djegien e karrigeve në shkallët e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat