Dhuna në protestë/ Një ndër të shpallurit në kërkim, ish komandanti i FNSH në Shkodër

Shqipëria

Dhuna në protestë/ Një ndër të shpallurit në kërkim, ish komandanti i FNSH në Shkodër

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Policia ka shpallur në kërkim 9 persona, në lidhje me dhunën dhe hedhjen e molotovit në protestën e zhvilluar nga opozita më 7 tetor.

ABC News mëson se një prej të shpallurve në kërkim, është Hivzi Bushati, i cili më herët ka qenë qënë komandant i FNSH në Shkodër.

Nga dhuna, flakët dhe molotovët mbetën të plagosur 10 policë dhe dy protestues, që u dërguan në spital. Protesta nisi duke hedhur molotov te kryeministria dhe vijoi më pas duke shkatërruar gjithçka që u dilte para. E kryesuar nga Bardhi dhe Noka, protestuesit shkaktuan shumë dëme.

Pasi qëndruan për disa minuta te ministria e Brendshme, ata u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës ku hodhën dhe atje bomba molotovë dhe u përplasën me policinë.

Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së parlamentit. Gjatë gjithë rrugës dogjën stacione autobusësh, kazane mbeturinash dhe thyen xhamat e reklamave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat