“Doje të provoje dhunën ti, pse nuk dole dje o cub”/ Plas sherri mes Vokshit dhe Ndrecës në komision: Mos bëni rrugaçin, a hani shqip ju

Shqipëria

“Doje të provoje dhunën ti, pse nuk dole dje o cub”/ Plas sherri mes Vokshit dhe Ndrecës në komision: Mos bëni rrugaçin, a hani shqip ju

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit

Ina Zhupa: Po na përjashtove ti

Albana Vokshi: E  kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin

Plarent Ndreca: Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison

Voksh: Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp

Ndreca: Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo

Vokshi: Mos provoko se ke kaq ditë

Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush

Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge

Ndreca: Është shqipe e pastër

Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor

Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë

Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën

Ndreca: Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta

Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi

Vokshi: Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat