Merr flakë magazina në Lezhë, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë

Shqipëria

Merr flakë magazina në Lezhë, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të marte në fshatin Kakarriq të Lezhës. Mësohet se magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë u dogj e gjitha.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit te zona e banuar.

Nga raportimet në terren, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përveç dëme materiale.

Ndërkohë, nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat